Plagët dhe djegiet

Gjatë verës, njerëzit janë më aktiv në ambientin e jashtëm, për rrjedhojë rritet potenciali i traumave, gërvishtjeve, plagëve të ndryshme si dhe djegieve - termike dhe kimike. Shpesh plagët qelbëzohen dhe kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u mbyllur. Përdorni Furasol® për të trajtuar këto plagë. Mund të përdoret në trajtimin e plagëve krijuar rishtaz. Largon trupat e huaj duke dizinfektuar plagën, si dhe përdoret në vazhdimësi me qëllim veshjen e indit të dëmtuar. Përdoreni 1-2 herë në ditë ose aq shpesh sa është e nevojshme. Furasol® i tretur nuk është gërryes. Nuk shkakton ndjesi të pakëndshme. Eviton irritimin e indit të dëmtuar apo zonës përqark dhe për rrjedhojë është i përshtatshëm për fëmijët. Furasol® është i lehtë në përdorim. Përdorni një paketim për një gotë me ujë të ngrohtë dhe përziejeni për të marrë masën me ngjyrë portokalli, e cila pasi lihet të ftohet, është gati për përdorim. Duke patur parasysh se Furasol® ka shumëllojshmëri veprimi dhe është i sigurt në përdorim, duhet përfshirë në çdo kuti të ndihmës së shpejtë!

Konsultuar nga mjeke familje e çertifikuar, otolaringologe Inga Žīgure